Ushtarët italianë dhe emigrantët janë konfrontuar në rrugët e Napolit.
Në klipin e shkurtër trupat arrestojnë një person para se të konfrontohen nga të tjerë persona, të cilët tentojnë të çlirojnë të arrestuarin, transmeton portali arbresh.info.
Video tregon ushtarët teksa arrestojnë një njeri, i cili duket të jetë me prejardhje afrikane dhe po shtrihet në tokë. Të tjerë janë parë duke iu afruar grupit dhe duke u përpjekur ta tërheqin njeriun e ndaluar. Përfundimisht, dy burra të tjerë të zinj kanë sukses, por patrullimi arrin deri tek ata dhe rrethon të dyshuarin origjinal, ndërkohë që mbërrijnë më shumë kalimtarë.
Dikush dëgjohet duke bërtitur, “Mos e rrihni”!
Nuk është e qartë se për çka po arrestohej njeriu, as nëse ai ishte keqtrajtuar nga ushtarët në ndonjë mënyrë./Arbresh.info
https://youtu.be/0rVYMJP6trE
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...