Banka e Anglisë do të shqyrtojë se si Britania e Madhe mund të adoptojë kritpovalutë të stilit Bitcoin, si pjesë e një grupi botëror të bankave qendrore që janë bashkuar së bashku për të shqyrtuar pengesat e mundshme të mbështetjes në paratë dixhitale.
Zyrtarët e bankës do të takohen me Bankën e Japonisë, Bankën Qendrore Evropiane, Sveriges Riksbank, Bankën e Kanadasë, Bankën Kombëtare Zvicerane dhe Bankën për Zgjidhje Ndërkombëtare për të analizuar përvojat dhe potencialet për një monedhë dixhitale.
Zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe pritet ta bashkëkryesojë grupin me Benoît Cœuré, një ish-anëtar i bordit të Bankës Qendrore Evropiane.
Planet e Facebookut për kriptovalutën e saj kanë tërhequr vëmendjen e rregullatorëve dhe të bankave qendrore në të gjithë botën, përcjell Telegrafi.
Ideja e një monedhe dixhitale të bankës qendrore është përfolur gjithnjë e më shumë në të gjithë botën për të ndihmuar në përmirësimin e sistemeve të pagesave dhe transaksioneve ndërkufitare.
Banka tha që grupi i ri i punës do të shikojë në rastet e përdorimit të kësaj monedhe; zgjidhje të projektimit ekonomik, funksional dhe teknik, përfshirë ndërveprimin ndërkufitar.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...