Pas marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve, Bahrejni i dërgon qeverisë së Tel Avivit kërkesën për të hapur ambasadë në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).
I ndodhur në Izrael në kuadër të një vizite zyrtare, ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid Al-Zayani, zhvilloi një takim me homologun izraelit, Gabi Ashkenazi.
Zayani dhe Ashkenazi mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të zhvilluar në ministrinë e jashtme.
Në një deklaratë, Zayani theksoi se i ka përcjellë ministrit Ashkenazi kërkesën zyrtare të vendit të tij për të hapur ambasadë në Izrael.
Duke vënë në dukje se edhe kërkesa e Izraelit për të hapur ambasadë në kryeqytetin Manama të Bahrejnit është pranuar, Zayani theksoi se ky hap do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Bahreinit i në kuadrin e vizitës zyrtare në Izrael do të takohet edhe me presidentin Reuven Rivlin dhe më pas me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Ndërsa më pas ministri Zayani do të marrë pjesë në një takim trepalësh Izrael, SHBA dhe Bahrejn ku do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Me një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me 15 shtator Izraeli dhe Bahrejni nënshkruan marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve.
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë