Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka thënë që Kurdistani irakian ka tre ditë për të dorëzuar kontrollin e aeroporteve ndërkombëtare tek Bagdadi, si një mënyrë për të shmangur embargon.
Ky hap vjen pas referendumit për pavarësi të mbajtur nga Kurdistani, përkundër kundërshtimit të Irakut, transmeton portali arbresh.info
Qeveria e Irakut dhe disa shtete të huaja siç janë Irani e Turqia në mënyrë të përsëritur kanë kundërshtuar referendumin.
Kryeministri turk Binali Yildirim ka thënë që Turqia, e cila ka një numër të madh kurdësh që jetojnë në territorin e saj nuk do të bëjë luftë, por do të ndërmarrë masa për sigurinë kombëtare.
Këshilli i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin, duke thënë që referendumi mund të destabilizojë Irakun, që ende është duke luftuar Shtetin Islamik./arbresh.info/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...