Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dhe ministri i Jashtëm britanik David Cameron, ishin të mërkurën në Izrael për bisedime diplomatike të krizës.
Cameron foli në favor të një reagimi të matur nga Izraeli ndaj sulmit të fundit të Iranit.
Ai shpreson se ‘’vendi do të përgjigjet në një mënyrë që është e zgjuar, si dhe e ashpër, por gjithashtu bën sa më pak të jetë e mundur për të përshkallëzuar këtë konflikt”.
Cameron tha se ishte më e rëndësishme të fokusohej në lirimin e pengjeve izraelitë, dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës dhe arritjen e armëpushimit atje.
Ai synon ta diskutojë këtë temë me qeverinë izraelite dhe Autoritetin Palestinez.
Baerbock dhe Cameron u takuan me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe planifikuan të zhvillonin bisedime të mëtejshme me zyrtarë të lartë izraelitë.
Baerbock u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm izraelit Israel Katz, gjatë vizitës, e shtata që nga sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit në Izrael të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas./ rtsh.al /
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...