Partia ANO e politikanit populist çek, Andrej Babish, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me aleatë nga krahu i djathtë, duke bërë një hap drejt rimarrjes së pushtetit pas fitores në zgjedhje.
Babish fitoi zgjedhjet me premtime për rritje të shpenzimeve dhe duke kundërshtuar politikat e Bashkimit Evropian për klimën dhe migrimin.
Ish-kryeministri i Çekisë, Babish, i bashkoi forcat e Partinë e Motoristëve, që është skeptike ndaj ndryshimeve klimatike, dhe me partinë SPD, që është kundër BE-së dhe NATO-s.
Së bashku, këto tri parti kanë 108 ulëse në Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 200 anëtarësh. Babish ka thënë se dëshiron të formojë një qeveri deri në mesin e dhjetorit, në mënyrë që të miratojë buxhetin për vitin 2026 dhe të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së.
Një kabinet i udhëhequr nga ANO, nëse emërohet, do të zëvendësonte Qeverinë e qendrës së djathtë që ishte e fokusuar në uljen e deficitit buxhetor, dhe mbështetjen e Ukrainës që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia fqinje.
Babish, që kishte qenë kryeministër i Republikës Çeke nga viti 2017 deri më 2021, ka premtuar se do t’i japë fund një programi të udhëhequr nga Praga dhe të financuar nga shtetet e huaja për furnizimin e Ukrainës me municion. Ai ka premtuar po ashtu se do të ndërpresë çdo ndihmë për Ukrainën nga buxheti çek, duke thënë se dëshiron t’i përdorë ato para për qytetarët e shtetit të tij.
Babish ka ndërmarrë një qasje më të ashpër ndaj BE-së, duke premtuar se do të refuzojë skemën e planifikuar të bllokut për ndarjen e kuotave për amvisëritë, skemë që pritet të nisë më 2017. Nëse ai refuzon një skemë të tillë mund të çojë në një përplasje ligjore me BE-në.
Në draft-agjendën e koalicionit thuhet se Marrëveshja e Gjelbër e BE-së për dekarbonizim është “e paqëndrueshme”, ndërkaq synimi që t’i jepet fund shitjeve të makinave me benzinë deri më 3035 është “i papranueshëm”./rel
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid