Babai vret dy vajzat e tij për “nder”. Dy motra u vranë këtë të mërkurë nga babai i tyre, i cili i akuzonte se kishin prishur nderin e familjes.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Peshawar të Pakistanit, duke bërë jehonë në mbarë botën.
Komisari Fazal Wahid tha për mediet se autori i dyshuar Abdul Gani, vrau dy vajzat e tij, Shamin 20 vjeçe dhe Noreen 10 vjeçe, dhe për dy ditë me radhë iu fsheh policisë.
Gjatë pyetjes në polici, ai pranoi krimin, duke dhënë edhe arsyen e një veprimi të tillë.
“Më vinte turp nga sjellja e tyre, dilnin nga shtëpia orar e pa orar”, tha babai.
Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e krimit, ndërkohë që Abdul Gani njihej si njeri tejet fanatik.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...