Një burrë nga Arizona është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, pasi vrau djalit e tij 6-vjeçar.
Autoritetet kanë theksuar se ai e ka mbajtur djalin e tij në ujë të vluar për 10 minuta gjatë një përpjekje për ekzorcizëm, transmeton portali arbresh.info
Pablo Martinez, tha se kishte parë një ‘demon’ në trupin e djalit dhe se po përpiqej që ta dëbonte atë.
Autoritetet federale thonë se i dyshuari e mbajti djalin nën rubinetën e vaskës ndërsa drejtonte ujin e nxehtë deri në 10 minuta.
Gruaja e Pablos dhe nëna e djalit të birësuar, para hetuesve tha se djali kishte bënte veprime të pazakonta për një javë.
Ajo tha se burri i saj kishte dashur t’i bëntë një dush djalit që ta pastronte, por u alarmua kur dëgjoi ulërimat e fëmijës prapa derës së mbyllur. Ajo hapi derën dhe pa që i dyshuari po mbante fëmijën nën ujë. Pablo i kishte thënë asaj që u deturua ta bënte atë veprim, sepse djali ‘kishte demonë në trup’.
Edhe pse babai u mundua që të kthente në jetë djalin duke e futur më pas në ujë të ftohtë, ishte e kotë, pasi fëmija tanimë kishte ndërruar jetë.
Për të akuzuarin ende nuk është vendosur ndonjë dënim, ndërsa ai vazhdon të mbahet në paraburgim./arbresh.info/
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...