Një video e përleshjeve mes forcave armene dhe azeriane në rajonin e Nagorni Karabakut tregon sesi forcat azere përdorin një raketë izraelite “LORA” për të bombarduar një urë në Armeni, sipas Jerusalem Post që citon për këtë informacion Channel 12 News.
LORA (LOng Range Attack) e prodhuar nga Israel Aerospace Industries (IAI); ajo mund të lëshohet nga një anije ose nga toka, ka një rreze veprimi prej 400 km e konsiderohet mjaft e saktë në goditjen e objektivave. Azerbajxhani është vendi i parë dhe i vetëm i konfirmuar të cilit Izraeli I ka dorëzuar raketa LORA – përmes një marrëveshjeje armësh të firmosur në 2018-tën. Ky shtet është aleat i njohur i Tel Avit, dhe e furnizon vendin hebre me gati 40% të naftës që i nevojitet.
Në 2016-tën, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev pat rrëfyer se vendi I tij kishte nënshkruar kontrata afatgjata në vlerë prej 5 miliard dollarësh për të blerë armë dhe pajisje sigurie nga Izraeli.
Konflikt që ka shpërthyer tani me Armeninë po vazhdon përshkallëzimin./tch/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...