Ambasadori i Azerbajxhanit në Rusi, Polad Bulbuloglu, mohoi pretendimet e Armenisë se Baku i ka lënë menaxhimin e operacioneve ajrore në dorën e Turqisë.
Siç tha ai, nuk ka nevojë për diçka të tillë, transmeton portal arbresh.info
“Avionët ushtarakë turq F-16 nuk po marrin pjesë në luftimet në Nago-Karabak,” përsëriti ai.
Kujtojmë se Turqia ka deklaruar hapur se do të mbështesë Azerbejxhanin në luftën me Armeninë.
Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Joseph Borrell bënë thirrje për një ndërprerje urgjente dhe të plotë të konfliktit Nago-Karabak në një bisedë telefonike sot dhe u kërkuan nga të dy palët që të tregojnë përmbajtje maksimale./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...