Një gjykatë në Baku dënoi me dhjetë vjet burgim një shtetas rus nën akuzën për pjesëmarrje në luftë në anën armene gjatë konfliktit të vitit të kaluar për Nagorno-Karabakun.
Gjykata e Bakus për Krime të Rënda të enjten e shpalli rusin Sergei Dubakov fajtor për terrorizëm, pjesëmarrje në grup kriminal dhe kalim të paligjshëm të kufirit, shkruan Free Europe.
Hetuesit thanë se Dubakovi në mënyrë të paligjshme e kishte vizituar Nagorno-Karabakun, ku ishte bashkuar me një grup ilegal të armatosur armen dhe kishte marrë pjesë në ushtrime ushtarake në distriktin Kalbacar.
Dubakovi u arrestua në janar, pasi kishte arritur në Azerbajxhan nga Turqia. Hetuesit thanë se ai kishte planifikuar akte sabotimi dhe terrorizmi në Azerbajxhan. Vetë i akuzuari u deklarua i pafajshëm, ndërsa zyrtarët armenë nuk e komentuan dënimin e tij.
Tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë rritur përsëri në javët e fundit pas të shtënave në kufi. Vitin e kaluar rreth 6.000 persona, shumica ushtarë, u vranë gjatë luftimeve që zgjatën gjashtë javë e u ndalën me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Rusia.
Sipas marrëveshjes, Rusia dërgoi rreth 2.000 trupa paqeruajtëse në zonën e konfliktit dhe ofroi asistencë për shkëmbimin e të burgosurve të luftës dhe të ndaluarve të tjerë mes dy ish-republikave sovjetike.
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...