Azerbajxhani dhe Armenia kanë realizuar shkëmbimin reciprok të kufomave të ushtarëve që kanë humbur jetën në konfliktet përreth qytetit Shusha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thuhet se trupat e ushtarëve armenë të mbetur në zonën e luftimeve u rikthyen nëpërmjet ushtarëve rusë që janë me detyrë në Malësinë e Karabakut.
Më tej, njoftohet se Azerbajxhanit iu rikthyen kufomat e 6 ushtarëve dëshmorë.
Në marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar me ndërmjetësimin e Rusisë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte theksuar se palët do të shkëmbenin trupat dhe pengjet.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut.
Marrëveshja e fundit e 10 nëntorit synon një zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit pothuajse tre-dekadësh.
Sipas marrëveshjes, është paraparë një armëpushim i plotë dhe përfundim i luftimeve që zgjatën më shumë se 6 javë. Gjatë kësaj periudhe, Azerbajxhani çliroi pothuajse 300 vendbanime të okupuara, përfshirë qytetin strategjik Shusha.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...