Gjermania ka urdhëruar ndalimin e hyrjes së avionëve rusë në hapësirën ajrore të vendit, sipas ministrit gjerman të transportit Volker Wissing.
Kufizimi është duke u përgatitur për momentin, tha një zëdhënëse e ministrisë për CNN, transmeton portal arbresh.info
Linja ajrore gjermane Lufthansa gjithashtu do të shmangë menjëherë hapësirën ajrore ruse për shkak të luftës në Ukrainë dhe ka njoftuar se nuk do të operojë në Rusi.
Të gjitha fluturimet për dhe nga Rusia janë pezulluar nga e shtuna për shtatë ditët e ardhshme. Fluturimet që janë në hapësirën ajrore ruse do të largohen nga ajo brenda një kohe të shkurtër.
“Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë ka përparësinë më të madhe për ne në çdo kohë,” tha Lufthansa në një deklaratë për lajmet dërguar CNN-it./arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...