Më shumë se një duzinë aeroplanë SU-27 dhe SU-30 Rusia i ka vendosur për të rritur forcën e saj ajrore në Krime, në mes të tensioneve të larta me Ukrainën.
Reuters shkruan se një dëshmitar i saj ka parë aeroplanët luftarakë në bazën ajrore të Belbek në Krime, e cila u ankesua nga Rusia në vitin 2014, pasi presidenti ukrainas i mbështetur nga Moska Viktor Janukoviç, la Kievin pas përleshje dhe protestave të dhunshme, transmeton portal arbresh.info
Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur në javët e fundit pasi Rusia kapi tre anije të marinës ukrainase dhe ekuipazhet e tyre më 25 nëntor në një incident që Moska dhe Kievi fajësonin njëri-tjetrin.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka pohuar se Ukraina po përgatiste “një provokim” pranë Krimesë para fundit të vitit./arbresh.info/
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...