Burimet e Sigurisë Civile, njoftuan se sipas vlerësimeve të para në Fua, kanë humbur jetën 11 civilë, ndërsa janë plagosur 13 civilë
![]()
Të paktën 11 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë rusë ndaj vendbanimeve civile në qytezën Fua të Idlibit të Sirisë,transmeton arbresh.info

Avionët luftarakë rusë gjatë gjithë ditës zhvilluan sulme përgjatë linjës së frontit dhe në disa vendbanime civile në Idlib. Në bombardimet gjithashtu u shënjestruan edhe vendbanime civile në qytezën Fua.
Burimet e Sigurisë Civile, njoftuan se sipas vlerësimeve të para në Fua, kanë humbur jetën 11 civilë, ndërsa janë plagosur 13 të tjerë.

Në rrethimin e grupeve të armatosura kundër regjimit dhe opozitarëve ushtarakë në korrik të vitit 2018 në Fua dhe Keferya, nga këto vende ishin evakuuar civilët. Si përgjigje ndaj këtij evakuuimi, regjimi i Assadit kishte lejuar kalimin e mijëra civilëve nga Madaya, Zebadani dhe kampi Yermuk në drejtim të Idlibit. Një pjesë e civilëve kishin kaluar në Fua./arbresh.info/

Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...