“Katër persona vdiqën në vendngjarje, një person u plagos. Informacioni është duke u sqaruar”, tha departamenti shtetëror i emergjencave të Ukrainës.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi granatimet goditën një qendër tregtare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, theksuan të dielën vonë autoritetet lokale.
“Katër persona vdiqën në vendngjarje, një person u plagos. Informacioni është duke u sqaruar”, tha departamenti shtetëror i emergjencave të Ukrainës në Facebook.
Një zjarr shpërtheu në parking, në katin e tretë dhe të katërt të qendrës tregtare, që ndodhet në lagjen Podilskyi, si rezultat i granatimeve nga forcat ruse, tha agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve, Ukrinform.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 902 civilë janë vrarë dhe rreth 1.459 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën kundër fqinjit të saj perëndimor më 24 shkurt.
OKB-ja ka thënë se shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta pasi kushtet në terren e bëjnë të vështirë verifikimin./AA/
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...