Dimitrios Pagourtzis, 17 vjeç, nxënësi i arrestuar për tragjedinë e shkaktuar në gjimnazin teksan, tallej nga shokët e klasës dhe nga trajneri, sipas një të njohuri të tij, shkruan Washington Post.
Ndërkohë, në gjykatë, i riu është shfaqur i qetë.
Mund të jetë pikërisht bulizmi, shkaku i tragjedisë, ndërkohë që mbetet për t’u rindërtuar ngjarja në detaje.
Përsa i përket profilit të vrasësit 17 vjeçar, faqet e profileve të tij në rrjetet sociale tregojnë foton e tij të veshur me një bluze në të cilën shkruhet: ‘born to kill’ ( lindur për të vrarë ) dhe imazhe të tjera të një xhakete të gjatë jeshile me simbole naziste.
Djali luante në skuadrën e futbollit të shkollës dhe ishte anëtar i skuadrës së vallëzimit në kishën greke ortodokse.
“Në ditarin e tij, Dimitrios Pagourtzis, planifikonte të vriste dhe të vetëvritej”, ka bërë të ditur guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, duke shtuar se “në makinën dhe në banesën e nxënësit-vrasës u gjendën molotov dhe pajisje të tjera.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik