Kokaina ishte e fshehur poshtë dyshemesë së autobusit i cili u aksidentua në fillim të kësaj jave në Ekuador, duke vrarë 24 persona.
Një autobus i aksidentuar në Ekuador në fillim të kësaj jave që ka lënë të vdekur 24 persona ishte duke bartur 80kg kokainë.
Droga ishte e fshehur në dyshemenë false të autobusit ka thënë një zyrtarë i policisë së Ekuadorit.
20 persona të tjerë kanë qenë të lënduar rëndë kur autobusi që udhëtonte nga Kolombia u përplas me një automjet tjetër.
Policia Kolumbiane tha se pasagjerët që shumica kanë qenë Kolumbian, Venezuelas dhe Ekuadorian janë përdorur për të mashtruar autoritetet.
Sipas autoriteteve autobusi i firmës Cotrans nuk kishte leje të udhëtonte jashtë vendit./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...