Aeroplanët nga 18 shtete që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, lejohen të aterrojnë përsëri. Por, të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.
Nga data 1 gusht Austria ka vendosur të heq ndalimin e kufijve.
Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës, raporton oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Por duhet të keni kujdes: Të gjithë udhëtarët që zbresin në Aeroportin e Vjenës duhet të dëshmojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se tre ditë ose duhet të ta pranojnë kushtin e vet-izolimit dhjetë ditor dhe të kërkojnë që testin PCR ta bëjnë në Austri brenda 48 orëve.
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...