Austria ka rritur kërcënimet për masat e bllokimit për njerëzit e pavaksinuar, pasi rastet me koronavirus janë duke u rritur ndjeshëm.
Provinca më e prekur e vendit tha se planifikon të ndërmarrë këtë hap javën e ardhshme, transmeton portal arbresh.info
Austria ka marrë një sërë masash javët e fundit në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen.
Masat që pritet të merrën nga autoritetet do të bllokojnë të pavaksinuarit që të hyjnë në restaurante, hotele, sallonet e bukurisë, dhe ngjarjet e mëdha publike.
Kancelari Alexander Schallenberg tha në fund të muajit të kaluar se njerëzit e pavaksinuar në Austri mund të përballen me kufizime të reja bllokimi nëse numri i infeksioneve vazhdon të rritet.
Të enjten, shifrat zyrtare treguan se 760.6 raste të reja të raportuara për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të mëparshme, një normë tre herë më e madhe se ajo e Gjermanisë.
“Unë nuk e kuptoj pse dy të tretat duhet të humbasin lirinë e tyre sepse një e treta është e shqetësuar,” tha Schallenberg. “Për mua është e qartë se nuk duhet të ketë izolim për të vaksinuarit nga solidariteti për të pavaksinuarit”.
Austria e Epërme është një ndër zonat më të prekura nga infeksionet, me 1,200 raste të reja vetëm gjatë ditës së enjte.
Zyrtarët atje “planifikojnë një bllokim për njerëzit e pavaksinuar nga e hëna, me kusht që të ketë një dritë jeshile ligjore nga qeveria federale, ose më mirë që qeveria federale të krijojë bazën ligjore”, tha guvernatori Thomas Stelzer./euronews/arbresh.info/
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë