Ministri i Jashtëm austriak ka deklaruar se i ka bërë thirrje homologut të tij italian që të marrë masa rreth ndalimit të emigrantëve që po hyjnë në Itali përmes detit.
Sebastian Kurz ka thënë se Italia nuk duhet të lejojë emigrantët të kalojnë në pjesën tjetër të Europës, ndërsa ka shtuar se ‘shpëtimi në Mesdhe nuk mund të shihet si një biletë për në Europën Qëndrore’, transmeton portali arbresh.info
Kurz ka shtuar se ka kërkuar nga Angelino Aflano se Austria pret që Italia të marrë nën kontrollë krizën e emigrantëve.
Ai ka shtuar se nëse vazhdon e njejta praktikë sikurse deri me tani, më shumë emigrant do të kërkojnë të vijnë në vendet e BE-së, duke ‘rritur mbingarkesat për Europën Qëndore’ dhe duke inkurajuar të tjerët që të ndjekin të njejtin shembull.
Kurz sugjeroi se emigrantët duhet të ndalen jashtë kufijve të BE-së dhe të kthehen në vendin e tyre pas marrjes së ndihmës humanitare dhe mjekësore./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi