Qeveria e Austrisë tha se do të rivendosë masën e mbajtjes së maskës brenda dyqaneve dhe në disa vende të tjera, pasi autoritetet e vendit janë shqetësuar me rritjen e rasteve të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se veshja e maskave do të bëhet e detyrueshme që nga e premtja.
“Ne jemi duke parë një rritje të numrave të të infektuarve në Austri “, u tha Kurz gazetarëve.
Në këtë vend të Bashkimit Evropian aktualisht është e detyrueshme mbajtja e maskës në transport publik dhe barnatore.
Austria ka rreth nëntë milionë banorë. Deri më tani ka raportuar më pak se 20,000 raste dhe 710 vdekje nga COVID-19. Por, numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale