Për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të Covid-19 pas Krishtlindjeve, Austria po zbaton kufizime duke përfshirë edhe kohën e mbylljes nga ora 22:00
Austria filloi të dilte disa ditë më parë nga bllokimi i plotë i katërt i coronavirusit. Derisa ai bllokim tre-javor uli infeksionet e përditshme të COVID-19, vendi po përgatitet për një rritje tjetër për shkak të variantit Omciron, prej të cilit janë konfirmuar disa qindra raste deri më tani, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Njerëzit që hyjnë në Austri nga ato vende, do të duhet të kalojnë në karantinë nëse nuk kanë dozë përforcuese dhe mund të tregojnë një test të fundit negativ PCR, tha Reich, koordinatore e politikave për COVID-19.
Koha e mbylljes nga ora 22:00 do të vendoset te sektori i hotelierisë që nga 27 dhjetori dhe do të qëndrojë në fuqi në natën e Vitit të Ri. / arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...