Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se në Vjenë u krye një sulm terrorist nga disa persona të armatosur.
Një operacion i madh policor po zhvillohet në kryeqytetin austriak Vjenë, pas të shtënave në orët e mbrëmjes në qendër të qytetit
“Të shtëna në rrethin e Qytetit të Brendshëm. Ka persona të plagosur. Qëndroni larg vendeve publike apo transportit publik. Mos shpërndani video ose foto”, shkroi policia e Vjenës në twitter.
Mediat lokale raportuan se të shtënat kanë ndodhur në afërsi të një sinagogu.
E përditshmja austriake Kronen Zeitung raportoi se të paktën një oficer policie është plagosur rëndë në të shtënat.
Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se në Vjenë u krye një sulm terrorist nga disa persona të armatosur.
Më vonë, policia austriake njoftoi se “një i dyshuar u qëllua dhe u vra nga policia pas të shtënave në Vjenë”.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...