Australianët po festojnë shiun që ka filluar të bjerë në juglindje të vendit, zonë e cila javë më parë ishte përfshirë nga zjarret që shkaktuan dëme të mëdha duke marrë jetë njerëzish, kafshësh e duke dëmtuar edhe mijëra shtëpi.
Shiu erdhi si bekim për Australinë, edhe pse duhet akoma më shumë reshje që të shuhen zjarret si dhe ato të bien edhe në zona të tjera të vendit.
Stuhitë gjithashtu kanë ndihmuar në shpërndarjen e tymit në qytetin Melbourne, i cili rëndoi ajrin dhe u cilësua shumë i rrezikshëm.
Zjarrfikësit kanë thënë se reshje ka pasur në disa zona të Australisë, por jo në të gjithë vendin.
Australiani Eric Kegan tha se ka mbajtur shënime sa herë që ka rëne shi dhe se ky i fundit ishte rreth 6 mililitra dhe që është shumë i dobishëm edhe për pjesën e gjelbërimit, porse ai tha se Australia ka nevojë për të tjera reshje.
Erozioni, apo gërryerja që pëson sipërfaqja e tokës nga veprimi i ujërave, është një frikë tjetër sepse tokat e djegura nuk absorbojnë ujë, ndërsa meteorologët parashikojnë që reshje shiu të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...