Australia përjashton dy diplomatë rusë si shkak i helmimit në Londër

08:15 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Australia ka vendosur t’i përjashtojë dy diplomatë rusë si pasojë e thyerjes së paktit ndërkombëtar të armëve kimike nga Rusia, transmeton arbresh.info.

Që nga java e kaluar kur Britania e madhe e filloi në akt të tillë, ky është bërë pak a shumë trend botëror.

Sulmi me agjentë nervorë ishte përdorur kundër spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij dy javë më parë sa ata ishin në Londër.

Australia nuk ka zgjidhje tjetër por t’i bindet Britanisë së Madhe pasi që ende konsiderohet koloni e saj, madje mbretëresha ka mandate të plotë që ta shkarkojë qeverinë e atjeshme kur të dojë.

“Së bashku me BM dhe aleatët e tjerë Australia do të marrë masa si shkak I përdorimit të agjentëve nervorë kundër Sergei Skripal dhe vajzës së tij” ka thënë kryeministri i vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale