Autoritetet australiane e kanë konfirmuar se Julian Assange ka një pasaportë të valide, e cila është një gjë e vlefshme për themeluesin e organizatës ‘Wikileaks’.
Assange ka frikë se ambasada e Ekuadorit në Londër mund t’ia anulojë kërkesën e azilit dhe ta depërtojë atë për në Shtetet e Bashkuara.
Pasaporta e re do t’ia lejojë Assagnes i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, që të kthehet në Australi. Ndërsa pasaporta e tij e mëparshme i ka skaduar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se disa prokurorë federalë kanë nisur një hetim ndaj Assagnes dhe organizatës së tij ‘Wikileaks’, për shkak se dyshohet që ka publikuar sekrete diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Qeveria amerikane kërkon arrestimin dhe ekstradimin e tij për shkak se ka publikuar të dhëna sekrete rreth luftës që është zhvilluar në Irak.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...