Australia dhe Timori Lindor nënshkruajnë marrëveshje historike për kufirin detar

09:36 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Australia dhe Timori Lindor kanë nënshkruar një marrëveshje historike për një kufi detar të përhershëm në Detin e Timorit.

Marrëveshja i jep fund kontestit një dekadësh mes fqinjëve për të drejtat e naftës së detit dhe rezervat e gazit, transmeton portali arbresh.info

Timori Lindor, një nga kombet më të varfra të botës, tani do të fitojë shumicën e të ardhurave në të ardhmen.

Shtetet kanë nënshkruar marrëveshjen në selinë e OKB-së ë Nju Jork, pas negociatave në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres vlerësoi “vizionin dhe vendosmërinë” e të dy kombeve në arritjen e marrëveshjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale