Një gjykatë në Mianmar, shtet i njohur edhe si Burma – ka dënuar të hënën lideren e rrëzuar nga pushteti, Aung San Suu Kyi, me katër vjet burgim.
Ajo është dënuar për posedim ilegal dhe importim të radio-lidhjeve si dhe shkelje të rregullave për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Suu Kyi është dënuar fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar me dy vjet burgim.
Ajo ka qenë nën arrest shtëpiak prej puçit ushtarak, që është kryer më 1 shkurt të vitit të kaluar, dhe prej atëherë është përballur me akuza për të cilat është dënuar.
Disa i kanë komentuar dënimet ndaj saj si të paarsyetuara.
Besohet se akuzat e së hënës janë pasojë e ditës së puçit – kur ajo është arrestuar – dhe i është bastisur shtëpia nga forcat e Gjeneralit, Min Aung Hlaing, të cilat kanë thënë se kanë gjetur pajisjet.
Seanca e së hënës në gjykatë është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe avokatëve të lideres së rrëzuar u është ndaluar që të komunikojnë me mediat dhe publikun.
Vendimi i fundit nënkupton se ajo do të qëndrojë në burg për gjashtë vjet.
Muajin e kaluar, Suu Kyi, laureate e Çmimit Nobel, është shpallur fajtore për nxitje të disidentëve dhe shkelje të rregullave për koronavirus.
Ky vendim është konsideruar i “turpshëm” nga shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim