Agjencia amerikane hapësinore e njohur si NASA, ka publikuar imazhet e para mbresëlënëse që janë dërguar në Tokë nga sonda Perseverance që është dërguar në Mars.

Aty shihet roboti duke prekur në tokë gjatë aterimit. Ajo ishte transportuar nga një raketë e cila mjetin me rrota e lëshoi në “tokë”, transmeton Telegrafi.

Perseverance ka një hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e të dhënave që gradualisht po i dërgon në Tokë.

E në mesin e tyre janë edhe imazhet satelitore që kanë kapur roverin në parashutë në fazën e aterimit. NASA kanë premtuar më shumë gjatë ditëve në vijim.
Aty do të përfshihen video të shkurtra gjatë prekjes në Mars, dhe atë edhe me opsion audio – ku gjithçka do të dëgjohet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...