Kryeministri Benjamin Netanjahu ka deklaruar se atentati që ndodhi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë takimit elektoral në Pensilvani, mund të ndodhë edhe në Izrael.
Duke folur për Channel 14, hera e dytë që ai ka dhënë një intervistë për median e krahut të djathtë gjatë muajit të kaluar, Netanjahu është shprehur se “kjo mund të ndodhë sepse ka nxitje për dhunë dhe vrasje të zyrtarëve të zgjedhur, të ministrave, të kryeministrit , të familjes së tij.”
Netanjahu vuri në dukje se nxitja ka arritur nivele të reja “që nuk i kemi njohur më parë”.
Ai thotë se vendndodhja e familjes së tij dihet publikisht, gjë që krijon hapësirë për kërcënime nga Hamasi kundër tyre.
“Askush nuk po bën asgjë për këtë”, tha ai.
/rtsh.al/
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...