Është publikuar një video e re, në të cilën shihen agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia në vendin e ngjarjes, ku 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi presidentin amerikan Donald Trump në Pensilvani.
Në videon e publikuar nga guvernatori i Ioëa-s, Chuck Gresley, shërbimet sekrete dallojnë 20-vjeçarin e vdekur.
“Pra ky është djali”, dëgjohet duke thënë një prej tyre. Ky është ai. Ky është snajperi që na dërgoi imazhin dhe e pa atë të zbriste nga biçikleta dhe të lëshonte çantën para se ta humbiste nga sytë,” duke konfirmuar kështu informacionin se shërbimi ishte lajmëruar më herët për praninë e 20-vjeçarit.
Gjithashtu përfaqësuesit e policisë lokale kishin deklaruar se Shërbimi Sekret Amerikan ishte informuar për Crooks dhe e kishin cilësuar atë si një “kërcënim” 10 minuta para fillimit të mitingut të Trump në Pensilvani./abcnews/
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...