Dy shqiptarë kanë rënë pre e një atentati të ndodhur mesditën e kësaj të diele në kryeqytetin grek, Athinë.
Mediat greke raportojnë se sulmi me armë ka ndodhur jashtë një kafeneje në zonën e Thrakomakedones.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini. Deri më tani bëhet me dije se ka ndërruar jetë një prej tyre, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Newsbomb.gr raporton se viktima ishte pronari i një biznesi në lagjen Peristeri të Athinës. Autorët duket se e kanë ndjekur viktimën e tyre, ndërsa policia po e heton vrasjen e tij si një larje hesapesh.
Sakaq, i plagosuri është dërguar në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë pasi ka plagë plumbash në kokë dhe në bark. Po ashtu raportohet nga mediat greke se i plagosuri kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, vetëm pak ditë më parë.
Burime policore për median greke Zougla.gr thonë se kemi të bëjmë me një ekzekutim mafioz. Sipas informacioneve të para, autorët lëviznin me një makinë të llojit “I.X” me ngjyrë të bardhë, që ishte vjedhur mëngjesin e sotëm në lagjen Patisia.
Në zonë ndodhen forca të shumta policie, të cilat po hetojnë ngjarjen./A2cnn
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...