Shoqja e 20-vjeçares Caroline, e fundit kjo që u vra pa mëshirë nga bashkëshorti i saj 32-vjeçar ka dhënë dëshminë e saj para autoriteteve greke.
Në dëshminë e saj, shoqja e Caroline thotë se ishte takuar me viktimën disa orë para se të vdiste dhe se gjatë takimit erdhi edhe piloti 32-vjeçar, por shkoi pak me vonesë në kafenenë ku vajzat kishin planifikuar takimin. Me vete Caroline kishte marrë edhe vajzën e saj.
“Caroline ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike, por kur e dëgjova e kuptova që ajo ishte e fryrë dhe donte që ne të dilnim në mënyrë që ajo të mund shprehej me dikë”, tha shoqja e viktimës.
Takimi i dy vajzave u zhvillua në Sheshin Barnabas, por dëshmitarja thotë se Caroline nuk i tha atë ditë se ajo ishte e mërzitur, por as ajo nuk e kishte pyetur.
“Të them të drejtën, nuk më dukej e çuditshme sepse është logjike që me kaq shumë afërsi dhe me presionin e familjes dhe detyrimeve familjare, ajo ndihej e presionuar dhe e mërzitur”, tha vajza, ndërsa shtoi se pak momente më vonë kishte shkuar edhe Babis atje ku ishin ulur.
Aplikacioni celular i çiftit
Duke iu referuar karakterit të shoqes së saj, dëshmitarja foli për një vajzë dinamike, por një tip i mbyllur.“Në përgjithësi, Caroline, megjithëse duket se është një person shumë i hapur dhe i gëzuar, në fakt është një karakter shumë i mbyllur”.
Sipas gruas së re, 20-vjeçarja donte të fshihte problemet e saj. Dëshmitarja flet gjithashtu në dëshminë e saj për një lidhje të çuditshme që çifti kishte, shkruajnë mediet greke.
“Duhet t’ju tregoj për Babin se ai ishte shumë i mirë. Kështu kanë thënë të gjithë ata që e kanë njohur dhe se ishte shumë i lidhur me Caroline.
Ata kishin një lidhje të çuditshme. Imagjinoni që ata kishin një aplikacion në celularin e tyre për të parë se ku ndodhej njëri apo tjetri në çdo kohë”, tha ajo.
Sipas mikeshës së Caroline, ajo po fliste me të për ëndrrat e saj profesionale, por edhe për vizitat e saj te psikologu.
“Caroline po shkonte te një psikolog. Në fakt, ajo më kishte thënë shumë herë se nuk i pëlqente ajo që po i thoshte psikologu. Ajo ishte një vajzë shumë dinamike dhe me shumë besim, besonte se mund të përballej dhe të arrinte gjithçka”, shton ai.
Shoqja e Caroline thotë se ajo i kishte thënë se ishte e lumtur me Babin dhe me vajzën e tyre.
“Ndjej keqardhje për atë që ndodhi. Me të vërtetë sepse ajo ishte shoqja ime është shumë e vështirë ta besoj”, tha vajza e re e tronditur./tch/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...