​Astronauti më i vjetër aktiv amerikan u kthye në Tokë në ditëlindjen e 70-të

17:37 | 20 Prill 2025
E.G

Torta, dhuratat dhe një festë familjare mund të jenë mënyra se si qytetarët tanë të moshuar festojnë datëlindjen e tyre, por astronauti më i vjetër i NASA-s, Don Pettit, u kthye në Tokë në të shtatëdhjetat e tij nga hapësira, duke u nxituar drejt saj me një anije kozmike dhe duke i dhënë fund një misioni shtatë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Kapsula hapësinore Soyuz që mbante Pettit dhe shokët e tij të ekuipazhit rusë Alexei Ovchinin dhe Ivan Vagner u ul me parashutë në stepën pranë qytetit Zhezkazgan në orën 6:20 të mëngjesit me kohën lokale në datëlindjen e Pettit.

Pamjet e NASA-s tregojnë një kapsulë të vogël që bie drejt Tokës me ndihmën e një parashute, me një agim të dukshëm në sfond.

Duke kaluar 220 ditë në ISS, Pettit, Ovchinin dhe Vagner orbituan rreth Tokës 3.520 herë dhe në fund të misionit përfunduan një udhëtim prej gjithsej 93.3 milionë milje, njoftoi NASA.

Ishte fluturimi i katërt në hapësirë për Pettit, i cili ka kaluar 590 ditë, ose më shumë se 18 muaj, në orbitë në karrierën e tij 29-vjeçare.

Personi më i vjetër që ka fluturuar në orbitë është John Glenn, i cili në vitin 1998, në moshën 77-vjeçare, fluturoi në një mision të NASA-s. Ai vdiq në vitin 2016.

Pettit, i lindur në Oregon, do të fluturojë më pas në qytetin Karaganda të Kazakistanit, pas së cilës ai do të hipë në një aeroplan të NASA-s që do ta çojë në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston, ndërsa Ovchinin dhe Vagner do të udhëtojnë në bazën kryesore të trajnimit hapësinor në Star City afër Moskës.

Para se të largohej nga ISS, ekuipazhi ia dorëzoi komandën e anijes kozmike astronautit japonez Takuya Onishi.