“AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë.
Kjo ka ardhur pas disa padive se vaksina e gjigandit farmaceutik ka shkaktuar vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.
Avokatët e palës së paditësve kanë argumentuar se vaksina ka prodhuar një efekt anësor, i cili ka pasur një efekt shkatërrues në një numër familjesh, shkruan The Telegraph.
Gjigandi farmaceutik është paditur nga disa grupe me pretendimet se vaksina e zhvilluar nw Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.
Një nga rastet u paraqit vitin e kaluar nga Jamie Scott, baba i dy fëmijëve, i cili mbeti me një dëmtim të përhershëm të trurit pasi pati mpiksje gjaku dhe një gjakderdhje në tru që e ka penguar atë të punonte pasi mori vaksinën në prill të 2021.
“AstraZeneca” ka kundërshtuar pretendimet, por nga ana tjetër ka pranuar në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në muajin shkurt se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë në raste të rralla TTS (trombozën me sindromën e trombocitopenisë). TTS shkakton mpiksjen e gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak./euronews.
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Kurti: Dil dhe voto, mos e le për moment të fundit – J...
Përditësohen të dhënat, deri tani kanë votuar mbi 583 mijë q...
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...