Asnjë media britanike nuk do të punojë në Rusi nëse Londra e mbyll RT-në
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë që asnjë madia britanike nuk do të punojë në Rusi nëse Londra vendos t’i japë fund rt-UK, transmeton arbresh.info.
“Mund t’ju garantoj që asnjë nga mediat britanike nuk do të ketë mundësi të shfaqet në Rusi nëse ata vendosin t’ia ndalin transmetimin RT-së” ka thënë një deklaratë nga Ministria e Jashtme.
Rregullatori për mediat britanike Ofcom kanë thënë që po e konsiderojnë që t’ua marrin lejen kanalit të rt në Britaninë e Madhe.
Ata janë arsyetuar për këtë duke thënë që RT është një forcë që u shërben rusëve për sulme kundër Britanisë së Madhe.
E gjitha kjo pas skandalit me agjentë nervorë kundër spiunit rus dhe vajzës së tij.
Ky veprim bëri që edhe shumë vende t’i përjashtonin delegatët rus në vendet e tyre duke mbajtur krahun e Britanisë së Madhe./Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër