Pas lajmeve për anijen Ever Green, e cila ka mbetur e bllokuar në Kanalin e Suezit, një foto e një kamioni që barte kontejnerin e Evergreen, duke shkaktuar bllokim trafiku në Kinë, është bërë virale në mediat sociale.
Sipas medieve të huaja, fotografia tregon kamionin pas një aksidenti që ndodhi gjatë ditës së djeshme në autostradën Changchun-Shenzen në Nanjing.
Pavarësisht se mbante një kontejner të kompanisë Evergreen – e njëjta kompani përgjegjëse për anijen Ever Given – kamioni nuk kishte asnjë lidhje me incidentin tjetër në Kanalin e Suezit.
Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë pothuajse sa ndërtesa e Emire State Building, u bllokua në kanalin egjiptian të martën pasi u kap nga erërat prej 70 kilometrave në orë dhe një stuhi rëre që shkaktoi vështirësi në lundrim.
Bllokimi i këtij kanali, ka ndaluar kalimin e shumë anijeve me mallra që kapin vlerën e 9.5 miliardë dollarëve në ditë – përfshirë këtu ushqim e naftë – duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë botërore.

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër