Asete të shtetit grek në Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të konfiskohen për shkak të një detyrimi të pashlyer prej 40 milionë eurosh, i cili daton me lojrat olimpike Athinë 2004.
Sistemi i sigurisë për lojërat olimpike Athinë 2004, i njohur gjerësisht si C4i (Si for Aj), është shndërruar prej vitesh në gur skandali për politikën greke. I blerë me më shumë se 240 milionë euro, super sistemi, jo vetëm që nuk funksionoi kurrë gjatë olimpiadës, por as u muar plotësisht në dorëzim nga autoritetet greke.
Athina zyrtare e ka argumentuar refuzimin e saj me faktin kompania prodhuese, amerikania SAIC, kishte devijime të mëdha nga kontrata fillestare.
Por gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar e kishte detyruar shtetin grek në vitin 2013, që ta paguante shumën prej 40 milionë eurosh që i detyrohej kompanisë amerikane.
Tani, autoritetet gjyqësore në shtetet e Bashkuara e kanë ratifikuar këtë vendim të gjykatës së arbitrazhit.
Siç bën të ditur gazeta greke Kathimerini, pagesa 40 milionëshe duhet kryer menjëherë, përndryshe do të fillojnë procedurat për konfiskimin e asteve publike të Greqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazeta greke citon burime qeveritare në Athinë të kenë konfirmuar këtë fakt.
Ndër asetet që disponon shteti grek, përfshihen godina e ambasadës së Greqisë në Uashington dhe konsulltat në shtetet e ndryshme të SHBA.
Organizatorët e lojrave olimpike Athinë 2004, u detyruan të shpenzojnë vetëm për sigurinë më shumë se 1 miliard euro, pasi kjo ishte olimpiada e parë që zhvillohej pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...