Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqinë veriore pas përmbytjeve që ndodhën përgjatë bregut të Detit të Zi teksa mbetën të vdekur të paktën 40 persona.
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në bregdetin e Detit të Zi, shkruan BBC.
Provinca Kastamonu është zona më e goditur teksa ndërtesat e banimit në qytetin e Bozkurt u shkatërruan kur lumi Ezine doli nga shtrati i tij.
Përmbytjet, të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm, shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, shembjen e urave, bllokimin e rrugëve me makina të shkatërruara dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Kastamonu të premten dhe mori pjesë në një funeral për disa nga viktimat e përmbytjeve.
“Ne nuk mund t’i kthejmë qytetarët që humbëm, por shteti ynë ka mjetet dhe fuqinë për të kompensuar ata që humbën të dashurit e tyre,” tha Erdogan pas lutjeve.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë