Dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech u dorëzuan të shtunën në Francë në farmacinë qendrore të sistemit spitalor të Parisit, raporton një gazetar i AFP-s.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, injektimet do të fillojnë të dielën në dy shtëpi për të moshuar, në të njëjtën ditë kur pjesa tjetër e BE-së do të fillojë me vaksinimet.
Një kamion me frigoriferë solli afërsisht 19, 500 doza nga Belgjika në Paris, raportuan autoritet përkatëse duke e cilësuar njëherësh si momentin historik në pandemi.
Pas ripaketimit në Paris, vaksinat do të dorëzohen në një njësi të kujdesit afatgjatë në një spital në Sevran, jashtë kryeqytetit, dhe tek një shtëpi kujdesi në Dijon në Francën lindore.
Të hënën Agjencia Evropiane e Barnave i dha ‘dritën jeshile’ përdorimit të vaksinës Pfizer-BioNTech për vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...