BE dhe Norvegjia kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për energjinë. Kështu Norvegjia do të rrisë furnizimet me gaz në BE.
Sipas një deklarate nga Komisioni Europian, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv Frans Timmermans, Komisioneri i Energjisë Kadri Simpson dhe Ministri Norvegjez i Naftës dhe Energjisë Terge Asland ranë dakord të forcojnë më tej bashkëpunimin energjetik BE-Norvegji, me synimin për të thelluar partneritetin e tyre afatgjatë energjetik.
Sipas Deklaratës së Përbashkët BE-Norvegji, “ekziston një nevojë urgjente për veprim për të rritur pavarësinë e energjisë dhe përpjekjet për të ulur çmimet e energjisë në BE dhe Norvegji duke reduktuar emetimet e gazit serrë deri në vitin 2030 dhe duke përmirësuar qëndrueshmërinë e Evropës ndaj efekteve negative të Rusisë. /abcnews.al
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit