Më herët ishte raportuar për një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare në dy qytetet në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha, që e kishin konfirmuar zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes – ndërsa tani për një armëpushim është pajtuar edhe pala ukrainase.
Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar nga i pari i rajonit të Donetskut, Pavlo Kirilenko, i cili tha se nga ora 9 do të fillojë armëpushimi.
Madje ka specifikuar se administrata e tij po punon në atë drejtim, që të koordinoj planet për evakuimin e civilëve.
Megjithatë mbetet të shihet nëse pala ruse do të respektoj plotësisht marrëveshjen e armëpushimit, duke marrë parasysh se edhe gjatë raundit të parë të bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse përgjatë kufirit me Bjellorusinë, Rusia ishte zotuar se nuk do të sulmojnë – por kishte ndodhur e kundërta, kishin forcuar sulmet ajrore./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit
Bedri Hamza: Përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit i tako...
Protesta e opozitës, policia “blindon” selinë e PS-së
Hamza: I propozuam Kurtit që presidenti të zgjidhet nga PDK-...
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Janë 11 shqiptarë në Izra...