Travis Reinking vrau 4 persona në një restorant në qytetin Nashville në shtetin amerikan Tenesi të dielën, e më pas u largua nga vendngjarja.
Pas afro 24 orë kërkimesh policia arriti të arrestonte edhe 29-vjeçarin, i cili qëlloi mbi klientët e restorantit derisa një prej tyre u hodh mbi të duke e ndaluar që të kishte më tepër viktima.
Policia tha se Travis Reinking kur hyri në restorant kishte veshur vetëm një xhaketë të gjelbër dhe asgjë tjetër. Mësohet se xhaketën e hoqi në restorant para se t’ia mbathte që aty plotësisht i zhveshur.
Travis Reinking ishte arrestuar vitin e kaluar pasi kishte hyrë në një zonë të kufizuar në Shtëpinë e Bardhë./tch/
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...