Autoritetet italiane kanë arrestuar vrasësin e dyshuar të 20-vjeçarës shqiptare Anxhela Meçani. Sipas mediave, i ndaluari është një shtetas italian, i cili mendohet se ka qenë klienti i fundit i shqiptares.
Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij. Sipas të dhënave të para nga policia, vrasësi kishte kryer marrëdhenie seksuale me 20-vjecaren, por nuk ka pranuar të paguajë.
Kjo ka revoltuar shqiptaren, e cila ka tentuar t’i marrë me forcë paratë. Në këtë moment, autori dyshohet se ka hapur derën e pasagjerëve dhe hedh me forcë nga automjeti të renë, e cila për pasojë gjeti vdekjen.
Skena e ngjarjes së rëndë u pa nga disa dëshmitarë okularë të cilët njoftuan policinë italiane si dhe dhanë detaje për automjetin nga ku u hodh 20-vjeçarja.
Mediat raportojnë se Anxhela Meçani punonte si prostitutë në Itali./lajmi.net/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje