Mediat amerikane shkuajnë se policia ka arrestuar një shqiptar të identifkuar si Astrit Bushi. 48-vjeçari shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet pasi akuzohet për vrasjen e një kolegut të tij.
Sipas të njëjave burime ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur më 11 gusht në një fabrikë të General Motors në Oakland. Autoritetet thanë se Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikë.
Shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes. Viktima kishte punuar në fabrikë për rreth 7 muaj. Shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.
Familjarët në gjendje të rëndë financiare kanë hapur një llogari online për të mbedhur para për funeralin e viktimës./lapsi/
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar
Abdixhiku konfirmon takim me Osmanin për zgjedhjet: Në ora 1...
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë: Dekreti i Vjosa Osmanit p...
Trump: Djali i Khameneit nuk është i pranueshëm, duam udhëhe...
Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...