Oficeri i policisë i pushuar nga puna Derek Chauvin, i cili u kap në kamerë duke e shtypur me gju George Floyd disa momente para vdekjes është arrestuar katër ditë pas atij takimi fatal, bën të ditur autoritetet.
Arrestimi i tij është raportuar nga Komisioneri nga Departamenti i Sigurisë Publike në Minnesota, John Harrington, transmeton portali arbresh.info.
Akuzat specifike ende nuk janë zbuluar. Prokurori i Qarkut Hennepin, Mike Freeman pritet të njoftojë detajet e arrestimit të tij në një konferencë për shtyp të premten.

Të enjten, Departamenti amerikan i Drejtësisë zbuloi se një hetim mbi vrasjen e Z. Floyd është bërë një “përparësi kryesore” pasi protestat dhe trazirat shpërthyen në vazhdën e vdekjes së tij dhe largimin e oficerëve nga forca, me demonstrime që kërkojnë që oficerët e përfshirë të arrestohen për vrasje.
Departamenti i Policisë në Minneapolis ka identifikuar se oficerët e tjerë të pushuar nga puna janë Thomas Lane, Tou Thao dhe J Alexander Kueng./arbesh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A