Zëvendëskomandanti i qarkut ushtarak të Leningradit është arrestuar me dyshimin se ka pranuar 20 milionë rubla (224,000 dollarë) ryshfet, tha Komiteti Hetimor i Rusisë, në një seri hetimesh të fundit për korrupsion.
Gjeneralmajor Valery Muminzhanov, sipas hetuesve, ka ndihmuar disa kompani të fitojnë tenderë në lidhje me furnizimin e veshjeve ushtarake në këmbim të shumave të parave, thuhet në deklaratën e Komitetit Hetues.
Disa zyrtarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes janë përballur me hetime penale që nga maji, kur Andrei Belausov zëvendësoi Sergei Shoigu si shef i ministrisë së Mbrojtjes./abcneës.al
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë