Një rumun është arrestuar për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova.
Prokurorët thonë se ajo ishte përdhunuar, rrahur dhe mbytur, kurse trupi i saj ishte hedhur në një park afër lumit Danub në Ruse, transmeton portali arbresh.info.

Telefoni i saj, çelësat e makinës, syzet dhe një pjesë e rrobave nuk janë gjetur ende.
I ndaluari u arrestua si pjesë e hetimit të vrasjes së gazetare, raporton radio stacioni publik i Bullgarisë, duke cituar burime policore.
Hetimi, bëhet e ditur se do të shikojë nëse vrasja është kryer për shkak të punës së saj, jetës private apo ishte një sulmues i rëndomtë me probleme mendore, pasi që vendi ku u gjet ajo është një klinikë psikiatrike./Arbresh.info/

Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision