Ibrahimjon Asparov, i dyshuari në arrati i sulmit terrorist me pasojë 39 të vdekur në një qendër argëtimi të Stambollit gjatë natës së Vitit të Ri, u arrestua të mërkurën në Danimarkë.
Mediat daneze njoftojnë se Asparovi, arrestuar për herë të dytë me kërkesë të Turqisë, akuzohet për furnizim me armë dhe municione të Abdulgadir Masharipovit, autor i sulmit terrorist në klubin e natës dhe anëtar i DAESH-it.
I dyshuari u nxor para gjykatës, ku dha një deklaratë të shkurtër, shtojnë media lokale, sipas TRT. Pas leximit të aktakuzës turke kundër Asparovit, Prokurorja e Jutlandit Juglindor, Dorthe Moller-Andersen, kërkoi 4 javë paraburgim deri sa të merret vendimi për ekstradimin e tij. Gjykatësi pranoi kërkesën e prokurores, kurse avokati i Asparovit apeloi vendimin.
Mësohet se policia ka konfiskuar gjatë arrestimit disa pajisje kompjuterike nga i dyshuari.
Pas kërkesës së Turqisë, Asparovi u arrestua më 29 qershor në Jutlandin Juglindor me ndihmën e shërbimit danez të inteligjencës, por u lirua pas marrjes në pyetje.
Prokurorja Moller-Andersen ka thënë se Turqia duhet të kërkojë ekstradimin e Asparovit brenda 18 ditëve.
Të paktën 39 njerëz, përfshirë edhe një polic, u vranë kur një sulmues hapi zjarr gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri në një klub nate në lagjen Ortakoy të Stambollit. Masharipov u arrestua më 16 janar.
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime